skip to main |
skip to sidebar

9:11 AM

Administrator
No comments
Arsimi, banori i Big Brother Albania 6, nga Kosova duket se ka ne dore fatin e njerit nga banoret e Big Brother. Arbana thërret Arsimin ne dhomën e rrëfimit dhe i ngarkon atij një mision me urdhër të Vëllait të Madh. “Ti ke në dorë fatin e njërit prej banorëve të shtëpisë”, thotë Arbana. Arsimi duhet të zgjedhë njërin prej banorëve, i cili do të jetë në nominim deri në fund të qëndrimit të tij brenda shtëpisë. Vëllai i Madh do t’i japë mundësi për pak kohë para së ta bëjë këtë zgjedhje. Arsimi thotë se kjo zgjedhje është shumë e vështirë për të. “Kam një natyrë pak më ndryshe për ta bërë këtë”, shprehet Arsimi. Por është pikërisht kjo arsyeja se pse Vëllai i Madh ka zgjedhur pikërisht atë.Me futjen e dy banorëve të fundit në shtëpi, Arbana u komunikon se këta janë 16 banorët përfundimtarë të shtëpisë së Big Brother.Arbana i përshëndet duke i uruar të kalojnë një javë të bukur.

9:10 AM

Administrator
No comments
Ndërkohë që Iliri dhe Altina merren me larjen e enëve dhe sistemimin pishinës, afër tyre shkon Arsimi dhe Xhimi e të katërt fillojnë të bisedojnë e të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Aty shkon Elena pak më vonë, e cila fillon të ngacmohet nga Iliri, për sa i përket veshjes së saj provokuese, sipas tij. “Çfarë është ajo, bluzë shumë e gjatë apo fustan shumë i shkurtër?”, i thotë ai. Ndërsa Elena mundohet ta anashkalojë, dukë i pyetur nëse kanë nevojë për ndihmën e saj ën kuzhinë. Bisedat mes tyre vazhdojnë edhe pas largimit të saj. Disa nga banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe bisedojnë për kamerat e shtëpisë dhe orenditë e saj, ndërkohë që sistemojnë rrobat nëpër dollapë. Disa nga djemtë e shtëpisë shkojnë në dhomën e gjumit dhe merren me sistemimin rrobave, ndërkohë që pjesa tjetër bëjnë shaka me njëri-tjetrin dhe tregojnë histori nga jeta e tyre.

9:09 AM

Administrator
No comments

Ndërkohë, që banorët janë duke folur për Elenën, ajo shkon aty dhe Marselini i bën komplimente duke i thënë që ajo është e lindur për modele dhe kjo duket nga linjat e saj, mënyra se si ecën dhe çdo sjellje e saja. Pak më vone Elena shkon dhe ulet afër Marselinit e i kërkon atij një mendim për Jonilden. Ai e shikon si një vajzë të mirë, por sipas tij ajo po mundohet të bëjë “aktoren”. Ai mendon se Jonilda po u afrohet të gjithëve dhe kërkon të mbulojë sa më shumë situata e të jetë e pranishme kudo. Elena shprehet: “Që në fillim hyri si një avdalle”. Elena nuk ka shumë besim tek Jonilda dhe këtë gjë ia vë në dukje dhe Marselinit. Më vonë të dy fillojnë të flasin për Xhimin. Marselini mendon se ai ka shumë frikë të ndryshojë dhe për këtë arsye nuk ka krijuar familje. “Krejt e kundërta jote”, shprehet Elena. Pak më vonë banorët shkojnë për të ngrënë mëngjesin, ndërkohë që vazhdojnë të flasin me njëri-tjetrin. Më vonë Arsimi, Marselini dhe Olseni shkojnë në dhomën e gjumit e fillojnë të flasin sërish për Elenën. Marseli e shikon si nj femër të vogël që ka nevojë për përkujdesje. “Ajo bëhet për vete për 5 minuta, është e vogël”, shprehet Marselini. Ai mendon se nëse i jep të drejtë për gjithçka, ajo ka për ta bërë mik për kokë.

9:08 AM

Administrator
No comments

Me mbarimin e spektaklit banorët ulen të gjithë së bashku për të darkuar, ndërkohë që vazhdojnë ende të njihen me njëri-tjetrin dhe të bëjnë pyetjet e para. Secili nga banorët tregon detaje nga eksperiencat personale, duke i mundësuar tjetrit një njohje të parë, edhe pse janë vetëm orët e para të qëndrimit së bashku në të njëjtën shtëpi. Pak më vonë të gjitha vajzat grumbullohen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bisedojnë për kushtet e shtëpisë dhe larminë e ngjyrave që e karakterizon këtë vit shtëpinë e Big Brother. E ndërsa vajzat bisedojnë, djemtë janë mbledhur të gjithë në dhomën në katin e dytë të saj. Vajzat vazhdojnë të diskutojnë për minuta të tëra për dhomat e gjumit dhe ndërkohë që vendosin të ndajnë krevatet, i propozojnë njëra-tjetrës që të ndërrojnë dhomën me djemtë. Pasi ia bëjnë edhe djemve këtë propozim, vendosin që të ndërrojnë dhomën me ta. Të gjithë së bashku mblidhen në sallon dhe fillojnë të flasin për detaje të shtëpisë si dhe argëtohen duke bërë shaka me njëri-tjetrin.

9:08 AM

Administrator
No comments
Nëse ka diçka që nuk ndryshon në “Big Brother Albania 6”, ajo është Arbana Osmani. Moderatorja e suksesshme do të drejtojë për të gjashtin vit radhazi reality show-n më të ndjekur nga shqiptarët, “Big Brother Albania”. E pyetur nga “Bluetooth” se si e ka kaluar këtë kohë të shkurtër pushimi, pas përfundimit me sukses të edicionit të dytë të “1001 Pse”, Osmani është përgjigjur kështu: “Pas përfundimit të ‘1001 Pse’, kam pasur shumë pak kohë për të pushuar, por e kam shfrytëzuar maksimalisht. Disa ditë në mal, Prishtinë, një javë në Berlin për Festivalin e Filmit, aq sa më duket sikur nuk kam pushuar fare”, – rrëfen moderatorja energjike.Më tej, biseda rrjedh vetë dhe Arbana nis të tregojë për punën e saj në këtë edicion të gjashtë të “Big”-ut: “Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit, me formulën e ndryshuar të ‘Big Brother’, ndryshon edhe fokusi dhe puna ime bëhet pak më delikate dhe e vështirë. Gjithsesi, kam preferuar që edhe unë të mos i di sekretet, por t’i zbuloj aty dalëngadalë, bashkë me publikun, sepse unë ‘ Big Brother’ nuk dua veç ta prezantoj, por edhe ta jetoj me çdo emocion që ky spektakël transmeton. Nuk i kam takuar ende konkurrentët dhe nuk e kam parë ende studion, pasi kam qenë në udhëtim gjatë gjithë kohës”, – tregon ekskluzivisht për suplementin, ajo që nga shumëkush cilësohet si moderatorja më e mirë e ekraneve shqiptare.Ndonëse ishte shumë e rezervuar në përgjigje, kërshërisë sonë për të zbuluar më shumë rreth spektaklit, as Arbana nuk i rezistoi dot. “Për veshjet këtë vit, bashkë me stafin e profesionistëve të look-ut që më ndjek, kam vendosur të promovoj artistët e rinj të modës në Shqipëri e Kosovë. Çdo natë do vishem nga një stilist i ri shqiptar, duke i mundësuar lançimin në një program me audiencë të madhe siç është ‘ Big Brother”. Shpresoj që veshjet të pëlqehen e të pranohen pa paragjykime, sepse janë vërtet ‘designer pieces’ të krahasueshme me emrat e mëdhenj të modës botërore që kam veshur vitin e kaluar. Kam parë shtëpinë e “BB” dhe është një mrekulli. Ah, edhe diçka: këtë vit këpucët e mia do të kenë taka”, – rrëfen Osmani me buzën në gaz, duke na zbuluar kështu një detaj të rëndësishëm të spektaklit, siç është dukja e saj gjatë të shtunave dhe arredimi i shtëpisë ku do të jetojnë për 100 ditë 16 banorët e përzgjedhur. Në fund, pak përpara se ta mbyllnim bisedën, e ngacmojmë Arbanën duke e pyetur “në ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga ‘Big Brother’”. – “E kam ende përzemër ‘ Big Brother’, sepse është një format që rishpik vetveten dhe stafi që punon për të janë profesionistë që unë i vlerësoj”, – ishte përgjigjja e saj e fundit, e cila u pasua nga ftesa për të ndjekur me vëmendje këtë vit “Big”-un, sepse do të ketë shumë ndryshim nga edicionet e mëparshme.

9:07 AM

Administrator
No comments
Jemi ne prag te fillimit te Big Brother Albania 6. Dhe te gjithe jan ne pritje se kush do te futet ne shtepine e Big Brother. 16 konkurrentë pritet të hyjnë në shtëpinë më të madhe në Shqipëri dhe për dallim nga formatet tjera, ata kësaj radhe do të jenë me misione, ku do të zbulojnë nga një sekret të madh të jetës së tyre.Thuhet neper gazeta se katër kandidatë do të jenë nga Kosova dhe definitivisht do të vendosen gjatë të shtunës kur mbahen dhe audicionet vendimtare.Sipas burimeve tona, kandidatët e përzgjedhur do të jenë tejet me përvojë në jetën e tyre dhe janë me aftësi të larta komunikuese, ashtu sikurse me përgatitje të lartë akademike.Po ashtu mësojmë se në këtë edicion vërehet mungesë e gjinisë femërore, për dallim nga edicionet e kaluara kur femrat kanë qenë me pjesëmarrje më të madhe.

9:06 AM

Administrator
No comments
Nata e pare e Big Brother Albania 6 perfundoi duke u njohur me16 Banoret e Big Brother Albania si dhe u njohem me 13 sekrete dhe 2 misione qe fillojne nga kjo jave.Kjo ishte lista e sekreteve e banoreve qe do zbulohen ne ditet ne vazhdimsi dhe dy misionet:Sekreti 1. Une jam talasemikSekreti 2. Sporti qe ushtroj eshte Taekwondo.Sekreti 3. Nuk flas me babain prej 13 muajsh.Sekreti 4. Jam i/e martuar.Sekreti 5. Do te bej nje nderhyrje estetike gjate qendrimit ne Big Brother.Sekreti 6. Une di mbi 1000 tekste kengesh permendesh.Sekreti 7. Ne moshen 4 vjecare kam pire duhan per arsye shendetesore.Sekreti 8. Kam punuar si zhigolo.Sekreti 9. Jam tifoz i cmendur i Real Madrid-it.Sekreti 10. Prej 10 vjetesh kujdesem per nje person me nevoja specifike.Sekreti 11. Kam 100 pale kepuce.Sekreti 12. Kanuni ka prishur lidhjen time.Sekreti 13. Une jam vegjetarianMisioni 1. Portreti ne gjoks eshte nena ime.(mision)Misioni 2. Une do te dergoj nje banore ne nominim te perhershem. (Misioni i arsimit)